Kërkojnë dyfishimin e pagesës së ndërrimit të natës, ndryshe hyjnë në grevë

Kërkojnë dyfishimin e pagesës së ndërrimit të natës, ndryshe hyjnë në grevë

Sindikata e Infermierëve të Kosovës i ka dhënë dy ditë kohë ministrit Zemaj, që të jap një përgjigje në kërkesën për dyfishimin e pagesës së ndërrimit të natës,  pagesën e orëve shtesë dhe rrezikshmërisë. Ndryshe sindikalistët e infermierisë paralajmërojnë grevë.
Për këtë çështje Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi janë takuar me përfaqësues të Sindikatës së Infermierëve./21Media