Ndarja e pagesës shtesë prej 150 eurove  ka shkaktuar pakënaqësi për infermierët, ata këtë shumë e konsiderojnë të vogël dhe diskriminuese.

Infermierët përmes një reagimi i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të rishqyrtojnë urgjentisht marrëveshjen me akterët e involvuar pasi kjo marrëveshje është ofenduese për komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor e cila tregon vlerësim joreal të punës së infermierit në periudhën në të cilën po kalon vendi ynë.

“Duke mos dashur që të nënvlerësojmë punën e mjekut i cili në bazë të marrëveshjes përfiton 250€ në muaj, 150€ për infermierin duke e ditur punën, angazhimin dhe sakrificën e infermierit në raport me pacientin, kujdesin kontinual 24h për pacientin, dhënien e shërbimeve në çdo kohë, ne si Sindikatë e konsiderojmë diskriminuese si dhe mosvlerësim të profesionit, punës dhe angazhimit të infermierit”, thuhet ndër tjera në reagimin e Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

Ata kane paralajmëruar se do të ndërmarrin edhe veprime shtesë për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me këtë marrëveshje që ata e konsiderojnë diskriminuese

Qeveria e Kosovë dhe Federata e Sindikatave të shëndetësisë së Kosovës janë pajtuar sot që pagesat shtesë të jepen për muajin shtator-dhjetor./21Media