Berisha tha se nuk po respektohet izolimi, pavarësisht apelit të mjekëve

Berisha tha se nuk po respektohet izolimi, pavarësisht apelit të mjekëve

Infermieri shqiptar, Denis Berisha që punon në Milano të Italisë tregoi se si është gjendja atje për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit. Berisha në një lidhje direkte në RTV21, tregoi se numri i personave të vdekur është mbi 2 mijë, shumica prej të cilëve janë të moshës nën 90 vjeç e lartë.

Infermieri shqiptar tha se numri i personave të rinj që kanë qenë në kontakt me virusin është shumë i vogël.

Ndër tjerash Berisha foli edhe për izolimin në Itali, ai tha se ka banorë që nuk e respektojnë ligjin, pavarësisht apelit që u kanë bërë mjekët./21Media