Një infermiere do të paraqitet sot në gjykatë, pasi ngarkohet me akuzat për vrasjen e 8 foshnjave dhe vrasjen në tentativë të 10 foshnjave të tjera.

Lucy Letby u arrestua për herë të tretë lidhur me vdekjet, këtë të martë.

Akuzat, të cilat lidhen të gjitha me një periudhë midis viteve 2015 dhe 2016, pasojnë një hetim për vdekjet e foshnjave në Spitalin The Countess of Chester.

30 vjeçarja ishte ndaluar përsëri në 2018 pas një rritje të numrit të vdekjeve në spital.

E diplomuara në Universitetin e Chester, e cila dikur ishte fytyra e një fushate për mbledhjen e fondeve prej 3 milionë funta dhe kishte punuar gjithashtu në Liverpool Women Hospital, u arrestua përsëri për të njëjtat akuza të pretenduara në vitin 2019.

Policia nisi një hetim pasi spitali ngriti shqetësime për numrin e lartë të vdekjeve midis marsit 2015 dhe korrikut 2016 – të cilat u tha të ishin 10 përqind mbi mesataren, shkruan DailyMail.

Një hetim i brendshëm u ndërmor kur mjekët zbuluan se foshnjat e parakohshme kishin vdekur pas mosfunksionimit të zemrës dhe mushkërive, por ishin jashtëzakonisht të pamundura për t’u ringjallur.

Miqtë dhe familja e Letby thanë në atë kohë se ishin të prerë se infermierja ‘e ngathët’ dhe “me zemër të mirë” ishte e pafajshme, përcjell rtv21.tv

Pas arrestimit në fillim të kësaj jave, kryeinspektori Paul Hughes nga Policia e Cheshire tha: “Kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur ne filluam për herë të parë një hetim për një numër vdekjesh të foshnjave. Në atë kohë një ekip i dedikuar detektivësh kanë punuar jashtëzakonisht shumë në këtë rast shumë kompleks dhe shumë të ndjeshëm duke bërë gjithçka që munden sa më shpejt që të munden për të identifikuar se çfarë ka çuar në këto vdekje të foshnjave”./21Media