Infermierja njujorkeze u bë personi i parë që u vaksinua kundër COVID-19
14 Dhjetor 2020
Shërbimet shëndetësore të shtetit të New York-ut filluan t’u japin vaksinën punonjësve shëndetësorë sot dhe personi i parë që ka marrë vaksinën e koronavirusit në SHBA është infermierja e kujdesit intensiv Sandra Lindsey, tha guvernatori Andrew Cuomo.
Lindsay mori vaksinën Pfizer në Qendrën Mjekësore Hebreje në Long Island rreth orës 09:30 të mëngjesit dhe ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në disa stacione televizive, raporton Daily Mail.
“Unë nuk u ndjeva ndryshe nga sa kur merrja ndonjë vaksinë tjetër. Kisha shpresë, ndihem më e lehtë. Më duket se ka një kurë për virusin korona. Shpresoj se ky do të jetë fundi i një kohe shumë të dhimbshme në historinë tonë. Unë dua t’i them publikut që vaksina është e sigurt”, tha infermierja.
2.9 milionë dozat e para filluan të shpërndahen nëpër qendrat shëndetësore në Shtetet e Bashkuara dhe vaksinat filluan nga fabrika e Kalamazoo e Pfizer në Miçigan.
Sipas tyre, tre milionë doza do të vijnë nga Pfizer për 64 vende, përveç që mbulojnë të gjithë territorin amerikan dhe pesë agjenci federale me vaksina.