Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka inspektuar nga afër punimet në poligonin sportiv në Dobrajë të Madhe. Ahmeti thotë se këto ditë do të fillojnë punimet edhe në përfundimin e punimeve në stadionin e klubit “Arbëria” si dhe në fushën ndihmëse të klubit.

“Infrastruktura sportive për klubin “Arbëria” po merr formë. Tifozët e “Stuhisë së Kuqe” dhe sportëdashësit e Dobrajës tashmë do ken kushte ideale për aktivitete sportive.
Ne, besojmë në suksese të reja të klubit “Arbëria”.”, shkroi Ahmeti në Facebook./21Media

Sot, gjatë ditës vizitova nga afër punimet në poligonin sportiv në Dobrajë të Madhe. Këto ditë do të fillojnë punimet…

Posted by Imri Ahmeti on Sunday, August 23, 2020