Mavraj ka ndërruar skuadrën përsëri

Mavraj ka ndërruar skuadrën përsëri

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka ndërruar skuadrën përsëri. Mërgim Mavraj është lojtar i Ingolstadt në Bundesligën e dytë gjermane.

Pas një aventure gjysmën e parë të sezonit tek Arisi në Greqi, mbrojtësi vendosi të largohet dhe të rikthehet në Gjermani.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2020, dhe do të udhëtojë menjëherë drejt Alikantes në Spanjë, për fazën përgatitore të ekipit. Mavraj konsiderohet si një përforcim i nevojshëm për mbijetesën.

“Mërgimi sjell te ne cilësitë që na duhen për të qëndruan në ligë dhe të arrijmë objektivin sezonal”. “Ai është një fitues i vërtetë, e njeh futbollin gjerman dhe është një luftëtar i jashtëzakonshëm”, thuhet në komunikatën e klubit.