Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se kanë pranuar informacione se në Shërbimin Korrektues të Kosovës po ndodhin keqpërdorime.

Haxhiu ka thënë se do të nisin procedurat për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Para disa ditëve kemi pranuar në kabinet disa informata për shkelje në Shërbimin korrektues të Kosovës. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Sot do të nisim proceduarat për marrjen e masave ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues”, ka thënë Haxhiu në konferencë.