Inspektohen 53 sallone të masazheve, mbyllen 44 prej tyre

Janë inspektuar 53 sallone të masazheve në Prishtinë, ndërsa janë mbyllur 44 prej tyre gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës me inspektorët kompetent.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë./21Media
Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni gjeni në vijim të përmbledhura në formë tabelare: