Një zyrtar policor dhe tre qytetarë tjerë janë arrestuar pasi dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura si dhe bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, mbrëmë është realizuar operacioni i cili rezultoi me arrestimin e një zyrtari policor dhe tre qytetarëve me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.”, njofton Inspektorati Policor.

Po ashtu bëhet e ditur se të arrestuarve në këtë rast nga Inspektorati Policor me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë Ndërsa njoftohet se hetimet do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Në mars të vitit 2019 Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e lojërave të fatit, bixhozit e bastoreve./21Media