Kafeneja Mosh në Maqedoninë e Veriut edhe sonte ka vazhduar me organizim të ahengut, ndonëse gjatë ditë së sotme u njoftua se Inspektorati i tregut ka ngritur padi penale për shkak se mbrëmjen e së premtes është vërejtur grumbull njerëzish pa distancë fizike.

TV21 ka parë se Inspektorati i tregut bashkë me dhjetëra policë sonte hyrën në këtë lokal. Vërtetuan se janë shkelur protokollet, ndërsa për pronarin lokalit do të shqiptohet dënim prej 4 mijë eurove.

Edhe mbrëmë edhe sonte në të njëjtin lokal pati muzikë të gjallë nga këngëtari serb Vllado Gjorgiev. Paraprakisht video me njerëz të tubuar pa distancë u publikuan në rrjetet sociale. Lokali në vend që të ishte i mbyllur vazhdoi me organizim të ahengjeve.

Sipas informacioneve të TV21, lokali do të mbyllet javën e ardhshme, pasi inspektorja që e ka pasur këtë lëndë është e izoluar.