“Instinktivisht” publikohet nga Shpat Deda
15 Dhjetor 2020
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Deda ka lansuar këngën e re “Instinktivisht”.
Për tekstin dhe komponimin e kësaj kënge është kujdesur vetë Shpati, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe inçizimet live janë bërë në bashkëpunim me Dritëro Nikqin.
“Instinktivisht” është kënga që i paraprin publikimit të albumit me titull ‘Rrugës’ i cili pritet të publikohet javën që vjen. Albumi ‘Rrugës’ do të jetë albumi i tretë i Shpatit , i cili gjatë karrierës së tij mbi 10 vjeçare në muzikë i ka publikuar albumet ‘Molla e Parë’ dhe ‘Shkëndijë’./21Media