UNDP dhe partnerët sot i kanë dorëzuar në Institutin Kombëtar për Shëndet Publik në Kosovë, 66,240 pipetave që përdoren për marrjen e mostrave të testeve COVID.

Sipas UNDP, dorëzimi i 66,240 pipetave shënon mbylljen e përpjekjeve të përbashkëta njëvjeçare në sigurimin urgjent të produkteve dhe pajisjeve shëndetësore të nevojshme në përgjigje të pandemisë COVID. Me këtë ngjarje, UNDP dhe partnerët synojnë të përcjellin angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të mbështetur Kosovën dhe institucionet e saj ndërsa vazhdojnë luftën kundër COVID-it dhe t’u përgjigjen ndikimeve të pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia theksoi rëndësinë e partneriteteve të vazhdueshme të fuqishme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar gjatë pandemisë.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për këto donacione, veçanërisht për përfaqësuesit e Luksemburgut, Austrisë, Zvicrës dhe Norvegjisë që ishin të gatshëm të na mbështesin gjatë krizës COVID. Ju keni qenë këtu me ne që nga shpërthimi i pandemisë. Për më shumë se një vit, ne kemi qenë dëshmitarë se sa e rëndësishme është të qëndrojmë së bashku. Për shkak se virusi nuk njeh kufij, etni ose moshë. Këto akte solidariteti jo vetëm që na ndihmojnë teknikisht por edhe na bëjnë të ndihemi njerëzor, të lidhur me njëri-tjetrin. Populli kosovar gjithmonë i mirëpret vlerat evropiane dhe besoj se duhet të vazhdojmë t’i fuqizojmë ato.”, u shpreh ai.

Ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Widinger tha si pjesë e këtij projekti të koordinuar nga UNDP, vitin e kaluar Austria dhuroi 250.000 euro për të siguruar më shumë se 13.600 komplete testimi dhe sot, ne kemi kënaqësinë të dorëzojmë këto pipeta së bashku me partnerët.

“Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se në këtë pandemi, askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe të falënderoj UNDP-në dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për implementimin profesional të projektit si dhe bashkëpunimin e gjatë në Kosovë.”, tha ai.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Prishtinë, Natacha Gomes deklaroi dukata e Madhe e Luksemburgut ka mbështetur Kosovën në luftën e saj kundër pandemisë COVID-19 që nga fillimi në bashkëpunim me partnerët tanë të OKB-së dhe donatorë të tjerë.

“Jam e kënaqur që jam pjesë e këtij dorëzimi përfundimtar të përpjekjeve tona të përbashkëta dhe dëshiroj të falënderoj UNDP për udhëheqjen dhe koordinimin e tyre. Unë gjithashtu falënderoj Ministrin Vitia për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Kosovën në këtë betejë, pasi kemi ende një rrugë të gjatë para nesh, një të cilën duhet ta ecim së bashku”, tha ajo.

Nanna Thue Kirsten, këshilltare në Ambasadën e Norvegjisë deklaroi: “Norvegjia është e kënaqur që ka sponsorizuar prokurimin e pajisjeve thelbësore mjekësore për Kosovën gjatë këtyre kohërave sfiduese, në partneritet me UNDP-në dhe donatorët tjerë. Dhe, ndërsa grupi i parë i vaksinave ka mbërritur në Kosovë, ritmi është shumë i ngadaltë. Ndërsa presim arritjen e dozave tjera, të gjithë duhet të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së virusit “.

Projekti njëvjeçar Përgjigje ndaj COVID-19, i mundësuar përmes donacionit bujar të Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut me 1.3 milion USD, Qeverisë së Norvegjisë me 487,000 USD, Qeverisë së Zvicrës me 469,000 USD, Qeverisë së Austrisë me 276,000 USD dhe UNDP me 241,000 USD bëri të mundur blerjen e: 40 ventilatorëve mobil, 52,500 teste PCR, 12,000 kompleteve për testim PCR COVID-19, 66,240 pipetave për testimin e COVID dhe mbështetën 2,491 familje të cenueshme me kupona për blerjen e produkteve themelore shtëpiake gjatë një periudhe 3 mujore.