“INTEGRA” paraqiti donatorë tjerë në kërkesën drejtuar Kuvendit për ekspozitën skandaloze

Ekspozita skandaloze “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila u hap më 24 mars në sheshin e Prishtinës, tashmë është mbyllur pasi u evidentuan pasaktësi në përmbajtjen e disa prej masakrave të ndodhura në Kosovë gjatë luftës.

Autori i ekspozitës, Shkëlzen Gashi, që është edhe drejtues i organizatës ADMOVERE, tha se të dhënat i kanë marrë nga Fondi për të Drejtën Humanitare, por këtë e mohoi ish-drejtuesja e këtij fondi, Natasha Kandiq.

E organizata joqeveritare “INTEGRA”, e cila bashkë me ADMOVERE qëndron prapa organizimit të kësaj ekspozite, më 21 shkurt kishte dërguar kërkesë në Kuvendin e Kosovës për mbështetje të këtij projekti.

Por, në kërkesën që tashmë është publikuar në media, kjo OJQ ka të listuar sponsorë tjerë, në krahasim me sponsorët që tash po i përmend.

“Të gjitha shpenzimet e ekspozitës: hulumtimi, hartimi i tekstit, përkthimi në anglisht, blerja e fotografive, kurimi, janë mbuluar nga donatorët: Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Rockefeller Brothers Fund, Community Development Fund (CDF), Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Cultural Heritage without Borders (CHwB)”.

“Përveç këtyre shpenzimeve tashmë të mbuluara, me këtë rast ju drejtohemi me kërkesë për mbështetje financiare vetëm për mbulimin e kostos së shtypit të paneleve dhe të ekspozitës, në vlerën totale prej 12,800 euro”, thuhet në kërkesën e OJQ “INTEGRA” drejtuar Kuvendit.

Back to top button