Sipas sociologut, heshtja nga intelektualët është e rrezikshme

Sipas sociologut, heshtja nga intelektualët është e rrezikshme

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Kosovës, Fadil Maloku deklaroi se një person intelektual nuk duhet të heshtë, por sipas tij duhet ta mbrojë interesin publik dhe shtetëror të vendit.

Maloku sot përmes një shkrimi u shpreh duhet të ketë prononcime nga intelektualët, edhe nëse ato janë të gabuara.

“HESHTJA që po mbretëron tek intelektualët dhe intelegjencia (që Kosova i ka edhe për “eksport”) duke pritur se kush do e fitoj “betejën e denigrimit” në çmendurinë dhe hallakamen e ndodhur në Parlament, mendoj që është shumë më e rrezikshme dhe shumë më e pandershme, se sa vetë PRONONCIMI i ndonjerit prej nesh. Madje edhe nëse ai është i gabuar.  Pse e them kështu? Sepse,mendoj që të keqen, rrenën e mashtrimin e kemi obligim moral e qytetar me e dekonspiru, sa herë që na jepet rasti dhe mundësia, dhe sa herë që jemi tē bindur, se ajo e kërcnon seriozisht si procesin e shtetndërtimi, ashtu edhe interesin tonë kombëtar.”, potencoi profesori Maloku.

Sociologu theksoi se është i zhgënjyer nga oportuniteti dhe indeferenca.

“Ndryshe, çfarë na hyjnē në punë gjithë ato alamet librash e diplomash nga këta doktora e eksperta kulminant që tash i ka ne dispozicion tashmë Kosova. Jam shumë i zhgënjyer nga oportuniteti dhe indeferenca, e këtij soji intelektualësh! Nëse, e kam gabim, Ju lutem më përmirësoni…”, shtoi më tutje profesori universitar./21Media