U morën disa rekomandime të cilat do ndikojnë në parandalimin e kësaj dukurie

U morën disa rekomandime të cilat do ndikojnë në parandalimin e kësaj dukurie

Koordinatori për veprat penale për narkotikë  në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori i shtetit Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takim koordinues me Policinë e Kosovës, përkatësisht nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Njësitin e hetimin për  trafikim me narkotikë dhe udhëheqësit e Burgut të Dubravës, lidhur me veprat penale të narkotikëve që  ndodhin brenda hapësirave të kësaj qendre korrektuese.

Gjatë këtij takimi, është diskutuar për intensifikimin e veprimeve për parandalimin e trafikimit të narkotikëve brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës, ku gjatë diskutimeve u morën disa rekomandime të cilat do ndikojnë në parandalimin e kësaj dukurie.

Disa nga rekomandimet e nxjerra gjatë këtij takimi koordinues, kanë të bëjnë me shtimin e  masave siguruese brenda burgut të Dubravës.

Gjithashtu, të pranishmit u pajtuan që këto rekomandime të realizohen në afatin optimal dhe njëkohësisht takimet e tilla të mbahen çdo tre muaj./21Media