Paris Saint-Germain dhe Inter kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit Mauro Icardi, në ligën franceze.

Klubi parisien do të blejë argjentinasin për 50 milion euro plus 7 milion euro shpërblime, 4 milion prej të cilave janë pothuajse të garantuara, ndërsa 3 milion e tjera do të jenë më të vështira për t’u marrë, shkruan gazetari Gianluca Di Marzio.

Mediat shkruajmë se dhe vetë Icardi tashmë ka nënshkruar një kontratë me PSG, ku atij i kanë premtuar një pagë prej 10 milion euro në vit.

Këtë sezon, 27-vjeçari, ndërsa ishte i huazuar tek klubi parisien, luajti 20 ndeshje, shënoi 12 gola dhe dha 3 asistime./oranews