Skuadra e Interit është e gatshme të futet në garë për një ndër synimet më të mëdha të Milanit, mbrojtësin serb të Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Sipas asaj që shkruan Calcio Mercato, rosonerët kanë qenë duke e ndjekur 22-vjeçarin për një kohë të gjatë, por nuk janë në gjendje të paguajnë 40 milionë euro aq sa kërkon edhe klubi violë.

Milan ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi, por Interi është i gatshëm të futet në garë, madje drejtuesit zi-kaltër janë të gatshëm të blejnë kartonin e plotë të lojtarit serb, pa përfshirë ndonjë lojtar në këtë marrëveshje./kp