Inter Milan janë duke u interesuar për mesfushorin spanjoll të Barcelonës Andres Iniesta

Inter Milan janë duke u interesuar për mesfushorin spanjoll të Barcelonës Andres Iniesta

Kapiteni i Barcelonës ka kontratë me katalanët deri në vitin 2018, dhe Gazzetta raporton se skuadra italiane po interesohet për situatën e tij në klub.

Drejtori i sportit tek klubi italian Piero Ausilio është takuar me homologun e tij spanjoll Ariedo Braida për darkë gjatë të hënës mbrëma për të diskutuar gjëndjen e Iniestas, shkruan rtv21.tv.

Ausilio gjithashtu është interesuar për mbrojtësin e majtë të Barcelonës Aleix Vidal, i cili nuk ka gjetur vendin e duhur tek Barca, por megjithatë caku i parë për Interin mbetet spanjolli i Fiorentina-s Borja Valero./21Media