Inter Milani tashmë ka pranuar humbjen në  përpjekjen e tyre për të mbajtur Lautaro Martinez në klub sezonin e ardhshëm. Pasi përfundoi Europa League, ata menjëherë filluan punën duke u përpjekur për të gjetur një zëvendësim për sulmuesin e tyre. Ata pritet të takohen me Barçën këtë javë në mënyrë që të shpejtojnë procesin.

Barça do të takohet me Interin por do të jetë shumë e vështirë të përfundojnë një transferim derisa disa lojtarë të jenë larguar nga klubi për të liruar hapësirën e pagave, përcjell portali rtv21.tv

Josep Maria Bartomeu e di se Barça duhet të rregullojë çështjet e pagave të tyre dhe kjo është arsyeja pse shumë anëtarëve të ekipit të parë u është thënë se janë në listën e transferimeve këtë verë.

Marrëveshje shkëmbimi?

Sido që të jetë, të dy Barça dhe Inter dëshirojnë të avancojnë marrëveshjen për Lautaro këtë javë. Qëndrimi aktual i Barça është ofrimi i 65 milionë € plus një lojtar (Junior, Semedo ose Jordi Alba) ndërsa Interi dëshiron 80 milionë € plus një lojtar. Pritet që të arrihet një kompromis.

E ardhmja e Conte është në ajër

Një çështje tjetër në Inter është fakti që ata nuk e kanë zgjidhur situatën e tyre menaxheriale. Antonio Conte ka qenë vazhdimisht në luftë fjalësh me pronarët dhe ka spekulime se ai do të pushohet së shpejti./21Media