Inter shpreson të sigurojë shërbimet e De Paul
24 Dhjetor 2020
Skuadra italiane Inter, po shpreson të sigurojë një marrëveshje për shërbimet e mesfushorit të Udinese Rodrigo de Paul, raporton “Calcio Mercato”.
“Nerazzurët” dëshirojnë ta sjellin 26-vjeçarin në formë huazimi për 18 muaj, ku nëse ai dëshmon një lojë të mirë, mund t’i bindë krerët e Interit për ta bërë marrëveshjen permanente.
Udinese momentalisht e vlerëson kartonin e De Paul rreth 44 milionë euro, i cili po ashtu ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në Premier Ligë te Leeds United./21Media