Vidal ka shprehur dëshirën për tu transferuar në Itali

Vidal ka shprehur dëshirën për tu transferuar në Itali

Interi nuk do ta ketë aspak të lehtë ta transferojë Arturo Vidalin. Negociatat janë duke vazhduar, mirëpo të njëjtat mes Interit dhe drejtuesve të Barcelonës janë duke u komplikuar gjithnjë e më shumë.

Kontaktet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, mirëpo drejtuesit të Barcelonës i kanë bërë të ditur agjentit të lojtarit, se nuk e kanë ndërmend ta lënë kilianin të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ish-lojtari i Juventusi ka shprehur haptazi dëshirën për tu transferuar në Itali dhe për tu bashkuar sërish me Conten.

Mirëpo, në këto momente negociatat janë ndërprerë dhe e ardhmja e kilianit pritet të vendoset pas “El Clasicos”, ndeshje kjo e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00.