Interesim i vogël për shkollat profesionale

Shkollat e mesme profesionale ofrojnë mundësi për qasje më shpejt në tregun e punës. Por, në shkollën profesionale “Shtjefan Gjeçovi” në Prishtinë thonë se përkundër rritjes së numrit të nxënësve këtë vit, vajzat janë më pak të interesuara që për drejtimet profesionale. Drejtori i shkollës, Blerim Gërvalla, thotë se 70 për qind e të diplomuarve në shkollë janë punësuar.
“ Aktualisht në shkollën tonë vijojnë mësimin 925 nxënës 30 për qind janë vajza ndërsa 70 për qind janë djem. Për shumicën e profileve kemi stafin 100 për qind adekuat , janë profesionist inxhinier të fushave, por na mungojnë inxhinierët e hekurudhave dhe duhet me mbulu me stafin tjetër, pasi që në Kosovë ka pak inxhiniera të hekurudhave”., thotë ai.
Por, Suhejla Fona ka thyer paragjykimet e rrethit se vazjat duhet të ndjekin vetëm gjimnazin, ajo sot është ndër nxënëset e pakta në këtë shkollë, në profesionin e konfeksionerit të tekstilit, të cilin e ka ëndërruar që nga fëmijëria.
“Unë si fëmijë e kam pasë pasion artin dhe ky drejtim lidhet me dizajn të modës edhe studimet kam dëshirë me i vazhdu në atë drejtim. Më është përshtatë shumë dhe besoj se ka me gjetë lehtë punë pasi te përfundoj shkollën”. , tregon ajo.
Se qasjen në punë e kanë më të lehtë pasi të përfundojnë shkollimin profesional e thotë edhe Arnil Mehmeti, i cili synon që të gjej punë jashtë shtetit.
“Drejtimin si inxhinier i makinierisë e kam zgjedhur për shkak se kam shumë familjar, xhaxhai im është inxhinier dhe mua më ka pëlqyer shumë. Mendoj se çdo ndërtesë ka nevojë për metal dhe se çdo ku nevojitet metali kështu që pa neve nuk ka asgjë”. tregon ai.
Njohësi i arsimit, Jonuz Salihaj, konsideron se janë paragjykimet në rrehtin shoqëror që vajzat nuk i preferojnë shkollat profesionale, ndonëse, siç thekson, drejtimet në shkolla nuk janë vetëm për djem opo vetëm për vajza.
“Kohëve të fundit vajzat e frekuentojnë shumë lëminë e shëndetësisë, por për fat të keq shëndetësia kryesisht po i rekruton fëmijët për t’i përgatitur për perëndim. Pra, Teknik të ndryshëm që po na shkojnë në perëndim aty dominojnë vajzat por lëmitë si bujqësia p.sh veterinaria, përpunimi i ushqimit, gjeologjia xehtaria, jometalet, këtu kemi më shumë meshkuj se vajza. Pra, ky far paragjykimi ky lloj botkuptimi ka ekzistuar edhe para luftës dhe tash veç është thelluar më shumë”.
Salihaj vë në dukje se shkollat profesionale nuk janë funksionalizuar pasi që Ministria e Arsimit nuk i ka trajtuar ato si prioritet. Thekson se tekstet e shkollave profeionale nuk janë në përputhje me tregun e punës.
“Në kohët e fundit në vend se të rritet interesimi i nxënësve në shkolla profesionale është rritur në gjimnaze dhe kjo tregon që ato shkolla nuk janë atraktive dhe nuk është investu fare në to”. thotë ai.
Në gjithë Kosovën janë gjithsej 68 shkolla profesionale. /21Media

Back to top button