Marash pëlqehet shumë nga Antonio Conte

Marash pëlqehet shumë nga Antonio Conte

Interi thuhet se është afër të fitojë garën për transferimin e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbullës, nga Hellas Verona.

Sipas Sky Sport, Interi dhe Verona shumë pranë akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë eurove.

Napoli deri më tani ishte favorit për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, mirëpo Nerazzurët tani janë në ‘pole position’.

Këtë lajm e konfirmon edhe gazetari i njohur sportiv Fabrizio Romano, përmes një postimi në Twitter./21Media