Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Alexis Sanchezit nga Manchester Unitedi, raporton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.

Marrëveshja pritet të komunikohet pas ndeshjes së Interit në Ligën e Evropës ndaj Getafes.

Raportohet se klubi italian do të paguajë 15 milionë euro për transferimin e reprezentuesit kilian.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Sanchez është pajtuar që ta shkurtojë pagën e tij të majme prej 15 milionë eurosh.