Interi barazon me Monzan

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm të Serie A, ku skuadra e Monzas dhe Interit kanë ndarë pikët së bashku.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Brianteo”, Monza ka barazuar 2:2 me Interin.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Matteo Darmian, i cili kaloi Interin në epërsi prej 1:0 në minutën e 10’, kurse Monza gjen golin e barazimit në minutën e 11’ përmes Patrick Ciurrias.
Interi arriti ta rikthej përsëri epërsinë, ku Lautaro Martinez shënoi në minutën e 22’ për 2:1.
Ndërkaq, kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit, Monza arriti ta gjej golin e barazimit përmes Luca Caldirolas, i cili vulos rezultatin final 2:2 në minutën e 90’+3 shtesë.
Me pikët e reja, Monza zë vendin e 14 në tabelë me 18 pikë, kurse Interi renditet në vendin e katërt bë kuotën e 34 pikëve.
Rezultati final i ndeshjes, 2:2.

Back to top button