Pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, Interi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte ri-gjeti fitore në kampionat duke e mposhtur Sassuolon me rezultat 0-3 si mysafir.

Ishin golat e Alexis Sanchez, Roberto Gagliardinit dhe autogoli i Chiriches ata, të cilat ia siguruan tri pikë të reja “Neroazzurrëve”, triumf ky, i cili riktheu sado pak besimin në ekip pas disa rezultateve negative në garat evropiane.

Pas kësaj fitoreje, Interi ka të grumbulluara 18 pikë dhe rënditet në vendin e dytë, vetëm dy pikë më pak se Milani që e mban vendin e parë me 20 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.