Interi fiton dhe i bën presion Milanit
5 Dhjetor 2020
Interi ka arkëtuar tre pikë të reja në kampionatin italian duke e mposhtur sonte Bononjën ne “Giuseppe Meazaa” me rezultat 3-1.
Romelu Lukaku e ka hapur serinë e golave në minutën e 16’ të ndeshjes. Achraf Hakimi pastaj ka realizuar në minutën e 45’ pas një super-asistimi nga ana e Brozovic për ta dyfishuar epërsinë e Interit.
Në pjesën e dytë, Bolonja ia ka dalë që ta ngushtojë rezultatin në 2-1 me golin e Vignatos në minutën e 67’, por pas vetëm tre minutave, Hakimi ka realizuar sërish për 3-1.
Interi ka 21 pikë ne vendin e dytë, dy më pak se Milani që nesër mbrëma do të luajë ndaj Sampdorias.