Interi e rigjeti fitoren në kampionat pas humbjen në derbi ndaj Milanit javën e kaluar dhe sonte e mposhti Genoan me rezultat 0-2 si mysafir.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola (0-0), por Interi u këndell në pjesën e dytë duke realizuar dy golat e fitores.

Ishte Romelu Lukaku, ai i cili gjeti rrjetën e kundërshtarit në minutën e 64’ për rezultatin 0-1, kurse në minutën e 78’ realizoi edhe mbrojtësi Danilo Dambrosio për rezultatin final 0-2.

Pas kësaj fitoreje, Interi pozicionohet në vendin e tretë me 10 pikë të mbledhura pas pesë ndeshjeve të luajtura.