Interi është duke u përgatitur për transferimin e Georginio Wijnaldum, i cili në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.

30-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor 2021 dhe sipas njoftimeve, ai mund të largohet nga Anfield në sezonin e ardhshëm.

Mediat angleze thonë se Jurgen Klopp dëshiron ta mbajë në skuadër dhe se klubi e ka njoftuar se planifikon t’ia vazhdojë kontratën.

Mirëpo, sipas Calciomercato.com, futbollisti planifikon të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa interesim ka shprehur edhe Barcelona.

Angazhimi i holandezit do të jetë akoma më i mundur, pasi Nerazzurrët të largojnë futbollistët, si Matias Vecino, Radja Nainggolan e Christian Eriksen.