Sipas raporteve të shumta në Itali, Arturo Vidal është në dyshim për ndeshjen e Interit në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtarit për shkak të një dëmtimi të flexorit.

Mesfushori i Kilit u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes Inter-Bologna të shtunën dhe sipas “Tuttosport” dhe “Il Corriere dello Sport”, ai pësoi një dëmtim të lehtë të muskulit që do të vlerësohet sot.

Ish mesfushori i Juventusit dhe Barcelonës do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot dhe Antonio Conte shpreson se ai do të jetë në dispozicion për t’u përballur me ukrainasit në “Giuseppe Meazza” të mërkurën.

Gjigandët e Serie A duhet të fitojnë dhe shpresojnë që në mes Real Madridit dhe Borussia Monchengladbachit të ketë një fitues në mënyrë që të kualifikohen në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Shpresoj se nuk është asgjë serioze. Ai është një luftëtar dhe ne kemi nevojë për të në mes të fushës.”, tha tekniku italian të shtunën.