Radja Nainggolan ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Interi apo do të shitet përfundimisht. Mesfushori belg ishte edicionin e fundit i huazuar te Cagliari ku shfaqi formë tejet të mirë.

Megjithatë tani ai është rikthyer në klub ku po stërvitet në urdhrat e trajnerit Antonio Conte. Trajneri italian ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë për edicionin e ardhshëm në skuadër belgun.

Interi nga ana tjetër ka marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, pasi nuk do ta huazojë më. Neroazzurët janë duke pritur të vijë ndonjë ofertë për shitjen përfundimtare të lojtarit.