Interi i Antonio Contes ka pësuar disfatë përballë Sampdorias së Claudio Ranierit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16=të të Serie-A e zhvilluar të Mërkurën.

Antonio Candreva e hapi serinë e golave në stadiumin “Luigi Ferraris” në minutën e 23’ nga pika e bardhë pas prekjes me dorë të Nicolo Barellas.

Vendasit e dyfishuan rezultatin në minutën e 38’ me golin e Keita Baldes, një tjetër ish-lojtar i Interit.

Në pjesën e dytë, Interi provoi të bënte rikthimin, por ia doli të realizojë vetëm një gol me anë të De Vrij në minutën e 65’.

Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, Interi ka mbledhur 36 pikë dhe renditet në vendin e dytë derisa po e pret zhvillimin e derbit ndërmjet Milanit dhe Juventusit sonte nga ora 20:45 në “San Siro”.