Lautaro Martinez prej sezonit tjetër do të ketë një skuadër të re dhe nuk bëhet fjalë për skuadrën e Barcelonës.

Niveli i lartë i treguar dy viteve të fundit ka bërë që Lautaro të shndërrohet një problem serioz për Steven Zhang dhe Antonio Conte pasi nuk mund ta mbajnë në skuadër atë.

Si një vetëtimë në qiell të hapur është shfaqur skuadra e Bayern Munich e cila tek ai shikon zëvëndësuesin ideal të Robert Lewandowskit.

Karl-Heinz Rumenigge ka bërë gati një ofertë prej 90 milionë eurosh për të bindur Interin ta lërë të lirë atë të transferohet në Bavari.

Duket se kjo është edhe një dëshirë e vet futbollistit i cili dëshiron të transferohet tek një skuadër ku ka mundësi të fitoj tituj.