Interi ka marrë vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’ duke luajtur 2:2, në ndeshjen e xhiros së parë të grupit B.

Në këtë ndeshje të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.

Por, Interin nga humbja e shpëtoi Lukaku, që në minutën e 90′ barazoi në 2:2 rezultatin.