Interi nuk ka të ndalur në Serie-A. “Neroazzurrët” kanë shënuar një tjetër fitore duke e mposhtur Parman në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25 të kampionatit italian.

Alexis Sanchez ishte frymëzuesi i fitores së zikaltërve me dy golat e tij në pjesën e dytë, ndërsa golin e vetëm për Parman e realizo Hernani në minutën e 71’ të ndeshjes.

Me këtë fitore Interi mbetet i vetëm në kreun e tabelës me 59 pikë, gjashtë më shumë se Milanin në vendin e dytë dhe dhjetë më shumë se Juventusi në vendin e tretë.