Interi sot shënoi një tjetër fitore shumë e rëndësishme kundër Cagliarit, në xhiron e 30 të Serie-A.

Skuadra mysafire u tregua shumë e vendosur përballë “Neroazzurrëve” duke mos lejuar që ata ta aplikojnë lojën e tyre dhe kështu e mbajtën portën të pa prekur deri në minutën e 77’ të ndeshjes.

Ishte Mateo Darmian ai i cili vendosi fatin e takimit me golin e tij i cili erdhi pas një kombinimi me Achraf Hakimin.

Kjo fitore e konfirmon Interin si lider të tabelës me 74 pikë, 11 më shumë se Milani i vendit të dytë.