26-vjeçari ka dëshirë të transferohet në “San Siro”

26-vjeçari ka dëshirë të transferohet në “San Siro”

Interi po mundohet që të organizojë një takim me drejtuesit e Manchester United për të diskutuar për Romelu Lukakun.

Interi dëshiron që të shpejtojë marrëveshjen për belgun i cili u kthye sot në trajnime me ekipin e tij.

Gjiganti i Seria A po mundohet që ta transferojë lojtarin si huazim për dy vite, mirëpo nëse kjo nuk do të ndodh atëherë ata do mundohen ta blejnë për 70 milionë euro.

26-vjeçari ka dëshirë të transferohet në “San Siro”, pasi i është thënë se Marcus Rashford do ta zëvendësojë atë në sezonin e ardhshëm.