Një ndër emrat më të njohur shqiptarë, Erza Muqolli dita-ditës po ju bën edhe më krenarë me performancat e saj të jashtëzakonshme. Pavarësisht sukseseve dhe famës, Erza ruan thjeshtësinë e saj, e kjo e bën atë që të jetë edhe më e dashur për publikun shqiptar.

Së fundi artistja interpretoi këngën “Don’t Start Now”, nga Dua Lipa, e cila duket se i pëlqeu shumë edhe vet krijueses së hitit, e cila i la një koment të bukur.

“Më pëlqen kjo Erza. Shumë e bukur!!!!”, i shkroi Dua artistes Muqolli, transmeton rtv21.tv

Muqolli në muajin mars mbajti koncert në Kosovë në javën e Frankofonisë.

Interesimi për këtë koncert ishte shumë i madh dhe publiku pjesëmarrës u ndanë të kënaqur me performancën e artistes Muqolli./21Media