Mula direkt nga karantina

Mula direkt nga karantina

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula në një lidhje direkte në “Bon Bon”, tregoi se si po i kalon ditët në karantinë. Mula tha se 24 orë i është përkushtuar familjes, e një ndihmesë të madhe po i jep vajzës së saj, e cila është e angazhuar me mësim online.

Ajo deklaroi se po mundohet që mbarëvajtja familjare të jetë sa më e mirë, të hanë ushqim sa më të shëndetshëm dhe bëjnë sport.

Mula përkrahu idenë “1 kafe si flutur”, dhe u bëri thirrje qytetarëve ta dhurojnë 1 euron e kafesë për shëndetësi./21Media