Irani dënon sanksionet e Senatit amerikan

U votua ligji për miratimin e sanksioneve të reja kundër Iranit

​Irani dënoi sanksionet e reja të miratuara një ditë më parë nga Senati amerikan, ku u theksua se do të merrten masa reciproke.

“Irani do të marrë masa reciproke dhe të menjëhershme për të siguruar interesat kombëtare”, deklaroi Bahram Ghassemi, zëdhënës i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Isna.

Senati amerikan votoi dje me shumicë votash një ligj tjetër për miratimin e sanksioneve të reja kundër Iranit, veçanërisht për shkak të mbështetjes së akteve terroriste ndërkombëtare dhe programin balistik.

Ligji do të shqyrtohet dhe miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nënshkruhet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ajo që është thënë për programin balistik të Iranit është krejtësisht e paligjshme dhe ilegjitime dhe forcat e armatosura iraniane do të vazhdojnë të mbrojnë sigurinë dhe interesat e vendit Programi balistik i Iranit është krejtësisht ilegjitim”, deklaroi Ghassemi.

Back to top button