Sipas Rouhani kërcenimet e SHBA-vë kanë nxitur Korenë Veriore

Sipas Rouhani kërcenimet e SHBA-vë kanë nxitur Korenë Veriore

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi sot se kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nxitur Korenë Veriore që të testojë armët e saja nukleare dhe paralajmëroi se kërcënimet amerikane “janë lojë e rrezikshme për gjithë botën”.

“Përse Koreja Veriore sot ka zgjedhur rrugën, e cila shqetëson popullin në Azinë Lindore? Për shkak të kërcënimeve të ekzistencës së Koresë Veriore”, ka thënë Rouhani, duke iu drejtuar anëtarëve të kabinetit.