Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale, ka thënë nën-presidenti i Republikës Islamike, Eshaq Jahangiri, transmeton dpa.

“Epoka e Donald Trumpit dhe ekipit të tij aventurist dhe luftënxitës, më në fund ka mbaruar .. ne shpresojmë se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë politikat e tyre shkatërruese”, ka thënë Jahangiri.

Sipas tij, SHBA-ja duhet t’iu kthehet obligimeve ndërkombëtare pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Përveç kësaj Jahangiri, ka thënë se Irani ka qenë i shqetësuar, ashtu sikurse e ka përmendur presidenti Hassan Rohani, për kthimin e SHBA-së në marrëveshjen bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore dhe heqjen e sanksioneve.

Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore më 2018, sipas së cilës, Irani do të duhej të kufizonte aktivitetin bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Përveç këtij veprimi Trump ka aplikuar fushatë me presion maksimal ndaj Iranit.

Sanksionet kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane, duke mos harruar edhe përkeqësimin që ka nxitur pandemia e koronavirusit./Rel