Kërcënojnë SHBA-në e Izraelin

Kërcënojnë SHBA-në e Izraelin

Ahmad Khatami një klerik i lartë iranian ka thënë se oferta e presidentit Donald Trump për bisedime me liderët iranianë ishte e papranueshme, pasi Trump dëshorpn që Irani të heqë dorë nga programi i tij raketor dhe influence në rajon.

“Amerikanët thonë se ju duhet të pranoni çfarë ne themi në bisedime. Pra kjo nuk është negocim, por diktaturë. Republika Islamike dhe kombi iranian do të ngriteshin kundër diktaturës”, ka deklaruar Khatami, shkruan rtv21.tv.

“Çmimi i luftës me Iranin është shumë i lartë për Amerikën. Ata e dinë se nëse dëmtojnë këtë vend sado pak, Shtetet e Bashkuara dhe aleati i tyre në rajon Izraeli, do të ishin cak”, ka vazhduar kleriku iranian.

Gjatë ditës së djeshme presidenti iranian Hassan Rouhani ka deklaruar se fuqia ushtarake e Iranit ishte ajo që ndalonte sulmin e Washingtonit, dhe u betua se do ta forcojë edhe më tepër fuqinë ushtarake të Iranit./21Media