Irani është zotuar të hakmerret për vrasjen e shkencëtarit të tij më të lartë bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra pranë Teheranit të premten.

Fakhrizadeh vdiq në spital pas një sulmi të armatosur në Absard, në qarkun Damavand.

Husein Dehghan, këshilltar ushtarak i Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei u zotua të “godasë” autorët si bubullima.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës besojnë se Fakhrizadeh ishte prapa një programi të fshehtë i armëve bërthamore iraniane.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore, transmeton rtv21.tv.

Ministri i Jashtëm i vendit Mohammad Javad Zarif, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të “dënojë këtë akt të terrorit shtetëror”.

“Terroristët vranë një shkencëtar të shquar iranian”, tha ai në një cicërimë.

Ambasadori i Iranit në KB Majid Takht Ravanchi tha se vrasja ishte një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e krijuar për të shkaktuar kërdi në rajon.

Zarif fajësoi Izraelin për sulmin duke thënë se ai kishte “indikacione serioze të rolit Izraelit”.

Emri i Fakhrizadeh u përmend specifikisht në prezantimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rreth programit bërthamor të Iranit në prill 2018.

Nuk ka pasur asnjë koment nga Izraeli për lajmin e vrasjes./21Media