Së shpejti pritet të publikohet një bashkëpunim muzikor ndërmjet dy këngëtarëve të mirënjohur shqiptarë. Fjala është për Irkenc Hykën dhe Zaimina Vasjarin, të cilët janë bërë bashkë për të sjellur diçka të bukur për fansat.

Lajmin e kanë bërë të ditur sot artistët përmes postimeve në instagra, shkruan rtv21.tv

“Starring @zaimina_vasjari”, ka shkruar Irkenci krahas dy fotografive të publikuara në instagram, në të cilat shihet bashkë me Zaiminën.

Ndërsa, kjo e fundit ka publikuar një video të saj, krahas së cilës ka lënë një mbishkrim. “Coming soon @irkenc.hyka “, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që, “Vonë” është projekti i fundit muzikor i Irkenc Hykës, i publikuar më 28 maj. Ndërsa, “Vetes” është projekti i fundit muzikor i Zaimina Vasjarit, i publikuar më 15 gusht./21Media