Adhuruesit po e mirëpresin këngën e re

Adhuruesit po e mirëpresin këngën e re

Ende pa u bërë dy muaj që nga publikimi i këngës së fundit, Irkenc Hyka ka prezantuar sot para publikut këngën e re të titulluar “Menxi pres”, shkruan rtv21.tv

Një pjesë e videokilpit të realizuar nga Onima, është incizuar në qytetin e Krujës, teksa vjen me elemente tradicionale. Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi, muzikën e ka bërë vetë Irkenc-i, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është kujdesur JoJo, si një nga bashkëpunëtorët e afërt të këngëtarit.

Që nga publikimi, videoklipi i këngës “Menxi pres” ka arritur të klikohet mbi 20 mijë herë në kanalin e UnixMusic në YouTube./21Media