Irkenc Hyka publikoi një pjesë të këngës së re
9 Dhjetor 2020
Këngëtari i njohur shqiptar, Irkenc Hyka, shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në rrjetin social Instagram.
Irkenci ka ndarë me ndjekësit e tij një pjesë të shkurtër të këngës së re e cila ka marrë komente pozitive.
View this post on Instagram
Këngëtari nuk e ka bërë të ditur datën e publikimit të këngës.
Ndryshe, “M’ka Marrë Malli” është projekti i fundit muzikor nga Irkenc Hyka. Kënga e publikuar më 30 nëntor deri tani ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media