Këngëtarët e mirënjohur, Zaimina Vasjari dhe Irkenc Hyka nesër do të publikojnë bashkëpunimin.

Këtë e bënë të ditur sot artistët përmes sorieve në instagram, karhas së cilave lanë mbishkrimin “Nesër 18:00”, të shoqëruar me nga një imazh të njëjtë, në të cilin shihen dy artistët, shkruan rtv21.tv

Këngëtarët nuk bënë të ditur se si do të titullohet dueti i tyre, por mbetet të shihet deri nesër se çfarë kanë përgatitur artistët për fansat e tyre të shumtë.

Kujtojmë që, “Vonë” është projekti i fundit muzikor i Irkenc Hykës, i publikuar më 28 maj. Ndërsa, “Vetes” është projekti i fundit muzikor i Zaimina Vasjarit, i publikuar më 15 gusht./21Media