Godet ishujt Tërks dhe Kaikos, si stuhi e kategorisë së pestë

Godet ishujt Tërks dhe Kaikos, si stuhi e kategorisë së pestë

Uragani Irma është përplasur në ishujt Tërks dhe Kaikos pas shkatërrimeve të mëdha që shkaktoi në Karaibe, ku vdiqën së paku 14 persona. Erërat e fuqishme dhe valët e mëdha i kanë goditur ishujt, që për herë të parë janë përballur me një uragan të kategorisë së pestë.

Shërbimi kombëtar amerikan i motit thotë se Irma pritet të sjellë erëra prej rreth 270 kilometrash gjatë fundjavës.

Rreth 500 mijë njerëz janë larguar nga shtetit amerikan i Floridës, që sipas paralajmërimeve pritet të goditet nga uragani Irma të dielën. Kreu i agjencisë amerikane të emergjencave ka parashikuar se stuhia do të ketë një “ndikim vërtetë shkatërrues” në Floridë. Sipas tij, pjesa jugore e Floridës mund të shndërrohet në një vend të pabanueshëm për javë ose muaj të tërë, për shkak të stuhisë, përcjell rtv21.tv

Fuqia e uragani tashmë është zvogëluar në kategorinë katër, por pavarësisht kësaj, zyrtarët paralajmërojë se stuhia vazhdon të jetë “jashtëzakonisht e rrezikshme”.
Rreth 1.2 milionë njerëz janë prekur nga Irma, ndërkohë që zyrtarë të Kryqit të Kuqë paralajmërojnë se kjo shifër mund të rritet ndjeshëm deri në 26 milionë. Druhet për përhapje të sëmundjeve në zonat ku uji i pijshëm dhe shërbimet sanitare janë ndërprerë, dhe zyrtarët kanë parlajmëruar se edhe numri të vdekurve në këto zona mund të rritet ende.

Irma e ka përshkuar Haitin dhe ishujt Tërks dhe Kaikos dhe sipas projektimeve do të lëviz drejt Kubës dhe Bahameve. Më e keqja e stuhisë pritet të godas Kubën qendrore ku tashmë janë evakuuar dhjetëra mijëra qytetarë./21Media